MENU

“Notre-Dame” me pamje të re

A do ta ruajë origjinalitetin kryevepra?

08.05.2019 - 12:43

Vinsent Kajbo, arkitekt pranë studios NAB, solli një propozim modern për rindërtimin e spirales së katedrales së “Notre-Dame”. Ai ka ridizenjuar gjithë pjesën e çatisë, si një kopsht frutash të mbuluar me xhama, në trajtën e një serre.

 

 

Planet e tij përfshijnë edhe një spirale të harkuar prej xhami, që do të mblidhte energji elektrike përmes paneleve diellore, për të furnizuar ndërtesën. Energjia e mbetur, do të jepej falas. Projekti është përfshirë në garë, mes qindra ideve të tjera që kanë vërshuar.

 

 

Tempulli religjioz, për ndërtimin e të cilit u deshën rreth dy shekuj, daton tetë shekuj më parë. “Notre-Dame” konsiderohet si vendi i historisë dhe i artit francez.

 

 

Zjarri që përfshiu një pjesë të konsiderueshme të katedrales, shënoi dëme të mëdha për kryeveprën franceze të stilit gotik.

Lirika e gjuhës së mprehtë

Azem Shkreli pena origjinale bashkohore

Nismëtar i letërsisë

Barleti epos i shpirtit shqiptar

Shqipëria dinjitoze në Kanë

“Furgoni” mes 11 filmave pretendentë

Albanologu, përkthyes e kritik... iku!

Lanksh, dashnori i gegnishtes së Camajt