MENU
klinika

Premier League

‘Shuhet zjarri’ në Angli/ City kurorëzohet kampion!

12.05.2019 - 18:14

Manchester City ka triumfuar në transfertën e Brightonit duke u shpallur kampion i Anglisë për të dytin vit radhazi.

Ekipi i Guardiolës fitoi me rezultatin 1-4, që e pozicionoi ekipin e tij u përfundimisht në vendin e parë.

Murray zgjoi shpresat e Liverpool në minutën e 27’ duke shënuar për Brighton, por vetëm një minutë më vonë Kun Aguero riktheu barazpeshën.

Në minutën e 38’ Laporte shënoi të dytin për të tijët, me Cityn që e mbylli pjesën e parë në avantazh.

Në të dytën “Citizens” hipotekuan fitoren me golat e Mahrez(63’) dhe Gundogan (72’).

Kështu Manchester City u shpall zyrtarisht kampion i Premier League për këtë sezon, duke shuar totalisht shpresat e Liverpoolit.


Nga ana tjetër Liverpool mposhti 2-0 Wolves në shtëpi me dy golat e Sadio Mane.

Ekipi i Klopp bëri dertyrën me shpresën se City do të bëntë një hap fals ditën e sotme, që do shpallte “The Reds” kampionë në Angli, por nuk ndodhi kështu.

Megjithatë, nënkampionët e Anglisë tani duhet të mendojnë për finale e madhe të Championsit ku i pret Tottenhami i Pochettionos.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"The Reds" shembin Barçën

Liverpool i rikthimeve të çmendura