MENU
klinika

Ligji i ri

Oficerët e policisë gjyqësore me paga të reja

20.05.2019 - 20:13

Ligji i ri për Policinë Gjyqësore është publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare, duke kaluar në këtë mënyrë hallkën e fundit proceduriale për të nisur zbatimin e tij.

Ndër të tjera, ligji i ri ndryshon ëdhe trajtimin financiar për punonjësit e Policisë Gjyqësore. Referuar ligjit të ri, paga e oficerit të Policisë Gjyqësore do të jetë e barabartë me 60 për qind të pagës bruto fillestare të prokurorit që ushtron funksionet pranë tyre

Paga e oficerit të Policisë Gjyqësore, në seksione të prokurorive pranë gjykatave të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm dhe në Prokurorinë e Përgjithshme është e barabartë me 60 për qind të pagës bruto fillestare të prokurorit që ushtron funksionet pranë tyre, sipas legjislacionit në fuqi për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit” përcaktohet në ligjin e ri.

Pas 5 vjetësh në shërbim në seksionin e Policisë Gjyqësore, për çdo vit vjetërsi, deri në 25 vjet shërbim, kjo pagë shtohet me 2 për qind në vit.

Oficerët e Policisë Gjyqësore në strukturën hetimore në Policinë e Shtetit do të përfitojnë shtesë page deri në 10 % të pagës bazë për gradën përkatëse të punonjësit të Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, paga e oficerit të Policisë Gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit përcaktohet të jetë 20 % më e lartë se paga e oficerit të Policisë Gjyqësore të seksioneve, e llogaritur mbi pagën bruto fillestare oficerit të Policisë Gjyqësore të seksionit.

Gjithashtu, ligji i ri parashikon se oficerët e Policisë Gjyqësore të seksioneve mund të përfitojnë shpërblime për merita profesionale.

Paga dhe shpërblime të oficerëve të Policisë Gjyqësore

  1. Paga e oficerit të Policisë Gjyqësore, në seksione të prokurorive pranë gjykatave të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm dhe në Prokurorinë e Përgjithshme është e barabartë me 60 për qind të pagës bruto fillestare të prokurorit që ushtron funksionet pranë tyre, sipas legjislacionit në fuqi për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit.
  2. Pas 5 vjetësh në shërbim në seksionin e Policisë Gjyqësore, për çdo vit vjetërsi, deri në 25 vjet shërbim, kjo pagë shtohet me 2 për qind në vit, sipas legjislacionit në fuqi për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit.
  3. Oficerët e Policisë Gjyqësore në strukturën hetimore në Policinë e Shtetit përfitojnë shtesë page deri në 10 % të pagës bazë për gradën përkatëse të punonjësit të Policisë së Shtetit.
  4. Paga e oficerit të Policisë Gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit është 20 % më e lartë se paga e oficerit të Policisë Gjyqësore të seksioneve, e llogaritur mbi pagën bruto fillestare oficerit të Policisë Gjyqësore të seksionit.
  5. Oficerët e Policisë Gjyqësore të seksioneve, me propozim të Drejtuesit të Prokurorisë dhe me miratim të Prokurorit të Përgjithshëm, mund të përfitojnë shpërblime për merita profesionale.

Kriteret për shpërblim për merita të veçanta për oficerët e Policisë Gjyqësore të seksioneve përcaktohen me udhëzim të Prokurorit të Përgjithshëm, pasi të ketë marrë mendimin e Komisionit të Policisë Gjyqësore dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.