MENU
klinika

VIDEO

Operacioni “Bistrica” godet grupin kriminal, kapen 11 trafikantë

10.05.2019 - 13:32

Policia e Shtetit ka finalizuar një operacion antidrogë të koduar “BISTRICA 2019”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike duke arrestuar 11 pjesëtarë të një grupi.

Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore te Policisë Tiranë dhe Fier, si dhe me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, pas një hetimi pro-aktiv, përgjatë një harku kohor disa mujor, duke aplikuar metodat speciale të hetimit, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “BISTRICA 2019”.

Gjate këtij Operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit; E.Xh., 29 vjeç, G.L., 41 vjeç, A.Xh., 40 vjeç, dhe E. L, 28 vjeç, të katërt banues në Fier.

Si dhe u ekzekutuan urdhërat e ndalimit për shtetasit; P.K., 49 vjeç, B.K., 55 vjeç, E. A, 43 vjeç, të tre banues në banues në Patos-Fier si dhe A.M., 47 vjeç, S .D., 43 vjeç, F.L, 21 vjeç dhe G.S., 27 vjeç, të katërt banues në Fier.

Personat e mësipërm në bashkëpunim me njeri-tjetrin u kapën në flagrancë duke trafikuar në drejtim të Greqisë një ngarkesë prej rreth 79 kg lëndë narkotike të llojit “Canabis Sattiva” e cila ishte e fshehur në vende të krijuara posaçërisht në automjetin që drejtohej nga shtetasi G.L.

kolana e librave

Në kuadër të këtij procedimi me datë 05.04. 2019, në P.K.K. Kapshticë, është arrestuar në flagrancë shtetasi G.Gj, 38 vjeç, me banim në Lushnje, i cili u kap duke transportuar për në drejtim të Greqisë rreth 68 kilogramë kg lëndë narkotike të llojit “Canabis Sattiva” të cilën e kishte fshehur në vende të krijuara posaçërisht në automjetin “Toyota” që drejtohej prej tij.


Personat e arrestuar dhe te ndaluar kanë konsumuar elementët e veprave penale “Trafikim të lëndëve narkotikëve”, “Grup i Strukturuar Kriminal”, në bashkëpunim.

Gjatë operacionit u arrestua në Mallakastër dhe shtetasi H. L., 52 vjeç, banues në Greshicë, Mallakastër, pasi gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2 armë gjahu pa leje, 1 armë zjarri automatike me 2 krehra me 60 fishekë si dhe 1 gjerdan me 30 fishekë.

Si rezultat i kontrolleve të zhvilluara në tërësi u sekuestruan: 145.6 kg lëndë narkotike e llojit “cannabis sativa”; 4 automjete te markave te ndryshme; një sasi vlerash monetare; 14 aparate celularë me kartat sim të markave të ndryshme; 3 amë zjarri dhe municion luftarak.

Nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky grup kriminal.