MENU
klinika

Protesta

Opozita bllokon qarkullimin, 12 akset që ‘mbahen peng’

02.05.2019 - 16:49

Përshkallëzimi i protestave të opozitës, me paralajmërimin për bllokim të akseve kryesore ka detyruar policinë të marrë masat për devijimin e trafikut në rrugë alternative.

Gjatë protestës policia rrugore do të jetë në nyjet më të rëndësishme të çdo qyteti.

Ndërsa në akset ku pritet që të grumbullohen protestues përveç policisë rrugore do të jetë edhe ajo e rendit që do të filmojë dhe identifikojë protestuesit pasi bllokimi i rrugës përbën një vepër penale.

Sipas nenit 293 të kodit penal kjo vepër dënohet me gjobë deri në 3 vite burg.

Protestat e njëpasnjëshme të opozitës e kanë detyruar Policinë e Shtetit që të mbajë në gatishmëri një numër punonjësish policie për ruajtjen e institucioneve të rëndësisë së veçantë, pasi nuk përjashtohet mundësia e devijimit të protestës drejt kryeministrisë, parlamentit apo ministrisë së brendshme.

Ja akset që do të bllokohen:

1. Qarku Kukes – Ura e Drinit ne hyrje Rruges Kombit.

2. Qarku Shkoder- Rruga Shkoder-Koplik

3. Qarku Lezhe – Mbikalimi Milot

4. Qarku Diber- Ura ne kryqezimin Burrel – Rreshen- Klos.

5. Qarku Durres- Plepa, ne hyrje te Autostrades

6. Qarku Tirane- Sheshi Shqiponja

7. Qarku Elbasan – Mbikalimi Bradashesh

8. Qarku Korçe – Hyrja, rruga nacionale e Korçes.

9. Qarku Gjirokaster- kryqezimi i Rruges Permet-Tepelene – Gjirokaster .

10. Qarku Fier- Rruga nacionale tek Ura Mbrostar.

11. Qarku Berat ne Ura Vajgurore, aksi Berat – Ura Vajgurore.

12. Qarku Vlore- Hyrja e superstrades Vlore- Levan

U vra një javë më parë nga bashkëmoshatari!

Qytetarët protestojnë për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani

Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika