Kuvendi i Shqipërisë ka dalë sot me një njoftim të rëndësishëm.
Teksa opozita po përgatitet për nisjen e aksionit në 12 qarqe të vendit, Kuvendi ka njoftuar se sot nuk do të zhvillohet seancë plenare.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, ku Kuvendi bën me dije se ndryshe nga çdo e enjte, kjo e sotmja nuk do të ketë seancë plenare.
Nga ana tjetër opozita përveç bllokimit të rrugëve në 12 qarqe të vendit, që është njoftuar të nisë në orën 18:00, paradite ka lajmëruar një tjetër aktivitet.
Në orën 11:00, PD do të bëjë prezantimin e detyrave të qeverisë tranzitore, që sipas kësaj force politike synon nxjerrjen e vendit nga kriza.