MENU
klinika

Takimi me gazetarët

Opozita nesër në protestë kombëtare/ Basha-Ramës: Mos kalo caqet!

12.05.2019 - 17:52

Kryedemokrati Lulzim Basha në një bashkëbisedim për gazetarët u shpreh që nesër do të organizohet një tjetër protestë kombëtare.

Kreu i PD-së u shpreh se arsyeja pse forca politike që drejton organizon protesta nuk është lufta për pushtet, por për një betejë për transformim total.

“Nesër kemi thirrur një tjetër protestë kombëtare. Rama mos kalo caqet. Me dhunë, harroje ta mbash pushtetin. Domosdoshmëri që parlamenti të jetë vullnet i votës së lirë.

Protestat shtohen dhe bëhen më të fuqishme dhe më të vendosura.

E vetmja forcë që mbetet në këmbë është forca e sovranit. Edi Rama ia ka mbyllur derën Shqipërisë dhe kjo derë nuk do të çelet. Në këtë betejë, zonja dhe zotërinj ka shumë që thonë që PD nuk duhet të investojë në largimin e Ramës. Kjo nuk është luftë për pushtet. kjo është betejë për transformim total. Prandaj nuk kam dashur të hy në zgjedhje edhe pse sondazhet nfavorizojnë. Me zgjidhjen që ofrojmë i japim një shërbim të madh vendit.”- u shpreh Basha.

Basha foli edhe për planin e kryeministrit Rama. Sipas tij plani është që të godasë dhe frikësojë përballjen qytetare.

“Ndonëse sot në panik total foli me tone të ulura plani i tij është i qartë dhe i thjeshtë, të godasë frikësojë përballjen qytetare dhe për këtë duhet të shkurajojë opozitën. Në vend që në burg të ishte Damian Gjiknuri dhe oligarkët u arrestua Klevis Balliu sepse doli në krah të qytetarëve që po rriheshin barbarisht. Kjo është arsye e rrahjes barbare të Sahit Dollapit për të treguar sa larg mund të shkojë, të mbajë pushtetet në një dorë. Në vend që në burg të ishte Balla, i cili bashkë me drejtorin e policisë në FIer me urdhër të Ramës prodhuan Fredi Alizotin, merret i pandehur Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji”, shtoi kreu i PD-së.