Në lidhje me aksionin që ka paralajmëruar sot opozita për bllokimin e rrugëve në 12 qarqe kryesore të vendit ka reaguar edhe zv.kryeministri Braçe.
Përmes një postimi në Facebook, Braçe shkruan se Basha dhe Kryemadhi po i bllokojnë rrugët popullit, pasi sipas tij Ramën s’kanë mundur ta bllokojnë asnjëherë.
Gjithashtu Braçe në postimin e tij i ka drejtuar një pyetje edhe presidentit Meta;
“A është dakort presidenti i Republikës me bllokimin e rrugëve të popullit, punës dhe ekonomisë së tij? E kam një ide, prej viteve 1999-2000!”.
Postimi i plotë i Braçes:
LAJM I MADH DHE I VJETER;
AI DHE AJO,
LYLZIM BASHA DHE
MONIKA KRYEMADHI,
DO BLLOKOJNE RRUGET SOT!
Jo me nje, por dy ore!
Dakord, titulli dhe lajmi kane nje te vertete:
Nuk eshte populli qe po bllokon rruget, anormale kjo ne nje revolte por,
jane anetaret e dy partive dhe 5 kryetare te partive pa anetare, te cilet do bllokojne rruget!
Kur eshte keshtu, dy pyetje kam une;
E para,
KUJT DO JA BLLOKOJNE RRUGET KETA?
Edi Rames-te cilin e kane shenjester?!
JOOOOOO!
Deri tani Edi Ramen se kane bllokuar asnjehere, zero!
Ai e ka patur rrugen e lire dhe ka zhvilluar cdo aktivitet te planifikuar dhe masiv madje.
Ka nje arsye te qarte perse;
Ata qe bllokojne rruget jane gjithe e gjithe nga 50-200 vete maksimumi ne Milot, nuk jane shumice, jane pakice,
#NUKJANEPOPULLI por anetaret e partise kunder popullit!
Pra,
KUJT DO JA BLLOKOJNE RRUGET KETA?
POPULLIT, NATYRISHT!
VETEM POPULLIT!
PUNES DHE EKONOMISE SE TIJ!
Pyetja e dyte;
A ESHTE DAKORD PRESIDENTI I REPUBLIKES ME BLLOKIMIN E RRUGEVE POPULLIT,
PUNES DHE EKONOMISE SE TIJ?
E kam nje ide, prej viteve 1999-2000!