MENU

Kush do ta vrasë Pamela Anderson?

Për herë të parë në kopertinën e “Vogue”

16.05.2019 - 14:06

Është një nga aktoret më seksi, por deri më tani nuk e kishte prekur kopertnën e revistës “Vogue”.

Pamela Anderson, 51-vjeç ka pozuar më seksi së kurrë më parë në bregdetin e Cassis në Francë për versionin çekosllovak të “Vogue”.

Ajo realizoi tre kopertina të ndryshme dhe titulli ishte tepër intrgues: “Kush do ta vrasë Pamela Anderson?

Sipas editorëve të “Vogue”  titulli dhe seti fotografik është frymëzuar nga prodhimi kinematografik i viteve 60-të “Kush do ta vrasë Jessie-n?”.

Gjatë intervistës për këtë revistë Anderson është shprehur: “Çdo vajzë do të ndihet seksi. Unë e konsideroj veten një feministe socialiste. I dashuroj burrat.

Është autoriteti që nuk më pëlqen”-ka përfunduar aktorja e njohur më së shumti për rolin e saj në serialin “Baywatch”.