Pamela Anderson tregon se për çfarë po akuzohet konkretisht Julian Assange.
Julian Assange prej disa kohësh po mbahet i burgosur në Londër.
Themeluesi faqes së webit WikiLeaks ishte arrestuar nga autoritet policore britanike pas disa vitesh qëndrimi në ambasadën e Ekuadorit.
Ai po akuzohet pos nxjerrjes në publik të sekreteve shtetërore të SHBA-ve edhe për ngacmime seksuale në Suedi.
Por, rreth këtyre akuzave nuk është e bindur mikesha dhe njëkohësisht aktorja, Pamela Anderson, e cila e kishte vizituar disa herë në ambasadë.
“Nëse, mbas gjithë asaj që thashë, ju ende besoni se Julian është përdhunues, a e keni pyetur ndonjëherë veten nëse është fakti i thjeshtë një prezervativ i grisur dhe kjo mund të përbëjë “përdhunim”? Një prezervativ i grisur i cili nuk ka zbuluar gjurmë të ADN-së?
Një prezervativ i grisur që ndodh në mes të takimeve të përsëritura seksuale mes të rriturve me pëlqim? Një prezervativ që Julian akuzohet se e ka grabitur qëllimisht, por pa personin tjetër në dhomë që thuhet se ka vderkur?
Vetëm në rast se nuk e dinit: kjo është e gjitha për të cilën po akuzohet. Ndaloni dhe mendoni. Dhe pastaj nxirrni përfundimet tuaja”, ka shkruar aktorja seksi ndër të tjerash në Instagram.