MENU
klinika

Tabela

Parashikimi i motit, mësoni si pritet të jetë sot

17.05.2019 - 08:33

Edhe dita e sotme, pritet të jetë me reshje shiu në të gjithë territorin e vendit.

Sipas asaj që parashikon IGJEUM, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në qarqet Dibër, Elbasan, Berat dhe Korçë reshjet pritet të jenë mesatare dhe të arrijnë deri në lokalisht intensive.

RESHJET

Sot priten reshje në të gjithë territorin. Në qarqet Dibër, Elbasan, Berat dhe Korçë reshjet pritet të jenë mesatare dhe të arrijnë deri në lokalisht intensive (në Dibër dhe Elbasan).

Në pjesën tjetër të qarqeve reshjet pritet të jenë të dobëta dhe të arrijnë deri në lokalisht mesatare në shumicën prej tyre (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet mund të jenë në formë shtrëngate.

TEMPERATURAT

kolana e librave

Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 12 / 20 °C

në vendet e ulëta: 12 / 21 °C

në vendet malore: 8 / 15 °C

ERA

Sot era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë territorin.