MENU
klinika

Melodrama koreano-jugore

“Paraziti” rrëmben trofeun e parë në Kanë

26.05.2019 - 15:07

   Për herë të parë, festivali i Kanës nderon me “Palmën e artë” një prodhim koreano-jugor. Filmi ”Parasite” (“Paraziti”), i regjisorit Bong Joon, fitoi çmimin prestigjioz të garës mbarëbotërore të kinemasë, mbajtur në qytetin francez.

 

 

 

Filmi ”Parasite” sjell në vëmendje dramën familjare. I gjithë subjekti ngrihet mbi dramën e familjes, duke u gërshetuar edhe më episode që mbartin emocione të forta për publikun. Filmi koreano-jugor erdhi në Kanë, si një pasqyrë reale e pabarizive të thella sociale mes dy familjeve, ajo e pasura dhe ajo e varfra.

 

 

 

 

Ngjarjet i lënë vend njëra-tjetrës, teksa jeta sociale, familja dhe vlerat humane marrin pikëpyetjet e mëdha të regjisorit, i cili, mjeshtërisht diti t’i përcjellë për të dashuruarit me kinemanë, por jo vetëm: reagimi i kritikës e vulosi më së miri, punën dhe realizimin artistik të arrirë.

 

 

 

 

“Shumë faleminderit! Jam shumë i nderuar! Kam qenë përherë i frymëzuar nga kinemaja franceze dhe dua të falënderoj Henri-Georges Clouzot e Claude Chabrol”, – është shprehur regjisori Bong Joon Ho, i pari kineast koreano-jugor, që fiton çmimin prestigjioz francez, “Palma e Artë”.

 

 

 

 

“Çmimi i Madh”, i konsideruar si vend i dytë, shkoi për “Atlantique” (Atlantik) me regji nga Mati Diop, një film mbi historinë e një grupi punëtorësh në periferi të Dakarit, në Senegal.

Çmimi i jurisë shkoi për dy filma: “Les Misérables” (Të mjerët), me regji nga Malian Ladj Ly dhe “Bacurau” nga brazilianët Kleber Mendonça Filho dhe Juliano Dornelles. I pari, është një film që tregon tensionet etnike dhe shoqërore të rrethinave pariziane, ndërsa filmi i dytë tregon një histori fantastike në një fshat të vogël dhe misterioz të Brazilit.

 

 

 

Emily Beecham, një aktore angleze deri më tash jo me shumë role të rëndësishme, fitoi çmimin si aktorja më e mirë për “Little Joe”, një thriller ku ajo ka rolin e një shkencëtareje, e cila modifikon gjenetikisht një fabrikë, për t’i bërë njerëzit të lumtur.

 

 

Antonio Banderas fitoi si aktori më i mirë për “Pain and Glory” të Pedro Almodovar, ku luan një drejtues të suksesshëm.

Çmimi për regjisorin më të mirë, shkoi pwr vëllezërit Jean-Pierre dhe Luc Dardenne, në “Le jeune Ahmed”, që flet për një student të ri mysliman, i cili radikalizon dhe planifikon vrasjen e mësuesit të tij. Dhoma e Artë, çmimi për punën më të mirë nga një i sapoardhur, ishte në “Nuestras Madres”, me regjisorin Guatemalan César Díaz.

 

Çmimet e festivalit të Kanës:

Palma e Artë – “Parasite” nga Bong Joon-ho
Çmimi i madh – “Atlantique” nga Mati Diop
Çmimi i Jurisë – “Les Misérables” nga Ladj Ly dhe“Bacurau” nga Kleber Mendonca Filho dhe Juliano Dornelles
Regjisori më i mirë – “The Young Ahmed” nga Jean-Pierre and Luc Dardenne
Skenari më i mirë – “Portrait of a Lady on Fire” nga Céline Sciamma
Aktorja më e mirë – Emily Beecham në “Little Joe” nga Jessica Hausner
Aktori më i mirë – Antonio Banderas në “Pain and Glory” nga Pedro Almodovar
Çmimi special i jurisë – “It Must Be Heaven” nga Elia Suleiman
Kamera e artë (për filmin më të mirë) – “Our Mothers” nga Cesar Diaz
Vlerësim i veçantë për filmin me metrazh të shkurtër: “Monstruo Dios” nga Augustina San Martín./Konica.al

Përshtati: Hera Lera

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shqipëria dinjitoze në Kanë

“Furgoni” mes 11 filmave pretendentë

Nderohet në moshën 83-vjeçare

“Palma e artë” mitit të kinemasë franceze

Poezia, teatri dhe... gratë e Brehtit

Doku-dramë