MENU

Kategoria Superiore

Partizani ‘fundos’ Flamurtarin/ Tirana e zgjidh në fund

04.05.2019 - 17:29

Partizani u rikthye te fitorja duke mposhtur bindshëm Flamurtarin në Vlorë.

‘Demat’ mposhtën 0-3 Vlonjatët në transfertë dhe tituli kampion tashmë është thjesht çështje kohe.

Pavarësisht mungesave të shumta, skuadra e Gegës ishte e vendosur mirë në fushë dhe bëri një ndeshje mjaft të mirë.

Sfida u zhbllokua nga Jasir Asani, ndërsa në pjesën e dytë Mensah dhe Çinari vulosën fitoren.

Me këtë fitore, skuadra e Partizanit ruan diferencën prej 10 pikësh me Kukësin ndjekës dhe tashmë është vetëm dy pikë larg titullit kampion, të cilin mund ta festojë fundjavën e ardhshme në derbin ndaj Tiranës.

Kjo e fundit ndërkohë mori një fitore të vështirë, por me mjaft vlera në stadiumin “Selman Stërmasi” ndaj Skënderbeut.

Bardheblutë triumfuan me rezultatin minimal 1-0, me një gol të shënuar nga fantazisti shkodran Edon Hasani në minutën e parë shtesë duke shkuar në 5 pikë diferencë nga Kastrioti i vendit të parafundit.

Krutanët arritën të marrin vetëm një pikë në transfertën kurbinase ndaj Laçit, ku kaluan të parët në avantazh, me golin e shënuar nga Taulant Marku në minutën e 82-të të takimit, por vendasit barazuan në minutën e tretë shtesë, me anë të Regi Lushkjas.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Peshkon” mbrojtësin kampion bote

Roma nuk heq dorë nga Premier

Gola, dhe përmbysje nga të dy krahët

Partizani fiton Superkupën e Shqipërisë

Firmos një golashënues

Flamurtari blindon portën

Fati i argjentinasit Correa

Atletico i vendos afat Milanit

Sanchez vishet zikaltër javën e ardhshme

Marotta bind United me … 15 milionë euro