MENU
klinika

"Do t'i rris fëmijët në këtë vend"

Pas 2 vajzave, Jorida Tabaku zbulon gjininë e fëmijës së tretë

03.05.2019 - 11:17

Nën ethet e protestës së opozitës, ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku, gjithsesi ka gjetur kohën për një intervistë “ABC News”, ku ka konfirmuar lajmin e pritjes së ëmbël.

Jorida Tabaku është nënë e dy vajzave dhe tani pret edhe një fëmijë të tretë. Jorida zbuloi gjininë e më te voglit të familjes që do të jetë vëllai i dy motrave.

Është një djalë dhe unë shpresoj shumë që ky të mos jetë thelbi i lajmeve të sotme. Sepse diskutimi sot kishte në fokus protestën“.

Gazetarja Mirela Milori e falënderoi që me durim ajo gjeti kohë për intervistën ku foli për protestën e madje edhe për shtatzaninë e saj ku ndau me shikuesit edhe gjininë e fëmijës që pret ta bëj nënë për herë të tretë.

Jorida shyoi më tej “Nesër më lejon që të them edhe një fjali. Kjo është një arsye më shumë për mua për të protestuar. Jetoj në këtë vend, kam vendosur t’i rris fëmijët e mi në këtë vend dhe është arsye më shumë për të bëre këtë që po bëjmë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN