MENU
klinika

Detajet

Patos/ Biznesmenit i grabisin makinat dhe mijëra euro

05.05.2019 - 14:30

Një subjekt privat ka rënë pre e grabitjes këtë të dielë në qytetin e Patosit.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Vetë pronari i subjektit në fjalë, shtetasi me iniciale M.K ka treguar se autorët kanë vjedhur dy automjete, një “Audi” e një “Land Rover”, 2800 euro dhe 60 000 lekë të reja, të gjitha në pronësi të shtetasit në fjalë.

Grabitësit kanë shkaktuar edhe dëme të shumta materiale, të konstatuara nga vetë pronari mëngjesin e sotëm.

Menjëherë pas ngjarjes shtetasi me iniciale M.K, ka bërë denoncimin në polici duke sqaruar se nuk ka asnjë konfikt të mëparshëm.

Për të zbardhur ngjarjen, nga ana e bluve janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa paraprakisht mendohet që mund të kenë qënë më shumë se dy autorët e kësaj ngjarje.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes si dhe kapjen e autorëve.

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall

Prezantohet Bardhi në Fier, Kaso në Korçë

Drejtuesit politikë të PD në terren!

“Nuk e dija gjë që vajza ishte shtatzënë!”

E mitura lind foshnjën dhe e braktis në maternitet