MENU
klinika

Sa ka ndryshuar ai?

Pengu i pashlyeshëm i Eno Popit ndaj vajzës, “s’ia fal dot vetes”

26.05.2019 - 18:46

Në qoftë se do të gërmonit në Instagramin e disa prej personazheve të njohura në vendin tonë, do të gjenit jo pak detaje nga jeta e tyre private, por ky rregull nuk vlen për Eno Popin.

Edhe pse pedagogu dhe moderatori i njohur mban profil të hapur në rrjete sociale, nuk i ka edhe me aq sy të mirë gjërat personale. Mirëpo ditën e djeshme edhe Eno ra pre e tyre, e sigurisht që kishte motiv shumë të fortë për të ndarë foton e parë të Livit: datëlindja e saj e parë.

Ndërkohë që bab’ e bijë na emocionuan ditën e djeshme me fotografinë e tyre matchy-matcy, të veshur me jeans dhe duke i shtrënguar dorën e tjetrit, nuk kaluan shumë orë dhe i pamë tjetërkund. Eno dhe Liv u shfaqën në kopertinën e revistës ”Who”.

I pyetur se sa ka ndryshuar jeta e tij pa ardhjes së Livit, Eno u përgjigj:

‘Por Është e pashmangshme që jeta të mos marrë tjetër rrjedhë. Ritualet e një fëmije në vitin e parë, kërkojnë kujdes maksimal dhe frikërat personale, a po vepron drejtë apo jo, janë gjithmonë aty. Nuk mohoj dot që edhe emocionalisht kam përjetuar ulje-ngritje të forta, deri ekzistenciale.

Ka ditë që nga pagjumësia, bota duket sikur më kthehet kundër por gjithçka zhbëhet nga e qeshura, përqafimi, belbëzimet apo hapat e parë.

Nuk e di a ka një depresion post edhe tek baballarët, por ndryshimi radikal i të përditshmes më ka ndikuar jo pak. Përpiqem të jem sistematik si natyrë dhe heqja dorë nga rutina, takimet dhe koha e shpenzuar me njerëz jashtë shtëpisë, fillimisht më shkaktonin nervozizëm, por paralelisht rritej dita-ditës dëshira për t’u kthyer në shtëpi e për të shpenzuar kohë më shumë në jetën e re.

Unë nuk jam as i pari dhe as i fundit, proces që besoj se e kalojnë pak a shumë të gjithë.”– u përgjigj ai.

Eno nuk hezitoi as të fliste për pengun e madh që ka ndaj të bijës, të cilin e ka mbajtur në ndërgjegje për shumë kohë.

“Kur lindi, unë nuk isha pranë saj dhe ka qenë një ndër vendimet më të vështira për mua. Pengje të tilla, mbeten aty dhe nuk e kthejnë dot kohën pas”.-tha ai.