MENU
klinika

Ku do të "zbarkojë" nesër PD?

Përfundon mbledhja në strukturat e PD-së/ Basha merr vendimin: Të hënën, tjetër protestë kombëtare

12.05.2019 - 01:56

Kryedemokrati Lulzim Basha ka përfunduar pak më parë mbledhjen urgjente me aleatët dhe strukturat më të larta të PD, e nisur në orën 12:15.

Basha ka njoftuar mbylljen e protestës së sotme, ndërsa ka kërkuar praninë e qytetarëve në një tjetër protestë kombëtare në Tiranë, të hënën në orën 18:30.

Sakaq, Basha ka ftuar qytetarët e Tiranës në një protestë nesër në orën 11:00 të mëngjesit, përpara Drejtorisë së Policisë, për lirimin e personave të ndaluar.

Në këtë orë të vonë të natës dua t ju komunikoj vendimin unanim të organeve më të larta të PD, për të thirrur një protestë tjetër kombëtare në orën 18:30, të hënën. Si përgjigje ndaj dhunës së sistemit shtazarak të Ramës. U bëj thirrje qytetarëve të Tiranës që të na bashkohen nesër në drejtorinë e Policisë për të kërkuar lirimin e protestuesve të ndaluar’, tha kryedemokrati.

Ndërkohë për protestën e sotme Lulzim Basha shtoi se ajo është më e madhja e organizuar ndonjëherë.

‘E sotmja e ka ndarë Shqipërinë me thikë. Shumica e qytetarëve kanë qenë të pranishëm në protestën më të madhe të organizuar ndonjëherë. Të krishter e mysliman, biznese, të papunë apo dhe qytetarë të varfër dua tu shpreh sot mirënjohjen time.
Ju kërkojë që askush të mos mungoj të hënën në 18:30 ti japim një goditje klikës kriminale‘, përfundoi kreu i PD Lulzim Basha.