MENU
klinika

Si do vijojë qëndresa e tyre?

Përfundon revolta/ Studentët mbyllin protestën: Propaganda dështoi!

22.05.2019 - 13:55

Protesta e studentëve është mbyllur pas 1 ore tubim para ministrisë së Arsimit.

Në protestë nuk munguan incidentet e vogla si thyerje xhamash apo djegia e një grumbulli letrash.

Pas godinës së Ministrisë së Arsimit, studentët janë zhvendosur tek Fakulteti i Shkencave të Natyrës, ku edhe kanë mbyllur tubimin e tyre për sot.

Ata kanë marshuar fillimisht nga qendra drejt ministrisë me thirrjet e “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa” duke mos kursyer akuzat ndaj qeverisë, e cila sipas tyre, nuk ka përmbushur premtimet për studentët mbi “Paktin për Universitetin”.

Gjatë qëndrimit për 60 minuta para godinës së ministrisë ata dogjën letra dhe hodhën tymuese duke kërkuar më shumë të drejta për studentët.

Mes tjerash studentët theksuan se qeveria i ka gënjyer, ndërsa nënvizuan se propaganda e ndjekur prej saj tashmë ka dështuar përfundimisht.

Ende nuk dihet mënyra se si do të vijojë qëndresa e tyre në ditët në vijim.