MENU
klinika

Statusi i naftëtarit

Peticion drejtuar Ramës nga sindikata e naftëtarëve

01.05.2019 - 13:57

Përfaqësues të Sindikatës së Naftëtarëve dhe përfaqësues të ndërmarrjeve të naftës nga i gjithë vendi,janë mbledhur sot në qytetin naftëtar të Kuçovës,ku kanë firmosur një peticion me kërkesat e tyre,drejtuar kryeministrit Edi Rama.

Në emër të naftëtarëve shqiptarë, një prej kategorive më të vuajtura të popullsisë shqiptare, shumica e të cilëve me sëmundje profesionale e që vdesin për shkak të kushteve të vështira të punës në industrinë e naftës, përfaqësuesit e sindikatës parashtuan problematikat që prekin këtë kategori ,duke deklaruar nevojën emergjente për të sjellë një drejtësi në një trajtim të duhur financiar të kategorive të vështira në Shqipëri si
naftëtarët, minatorët, metalurgë etj.

Naftëtarët kanë kërkuar nga qeveria të mbajë qëndrim përgjegjës në lidhje me nismën që u ndërmor për përgatitjen e projektligjit për trajtimin financiar shtesë të profesioneve të vështira.

Pas diskutimeve të shumta për padrejtësitë e mëdha dhe indiferencën e shtetit ndaj naftëtarëve në të kaluarën, naftëtarët i kanë kërkuar qeverisë korrigjimin e ligjit të statusit të naftëtarëve, duke mbajtur premtimin e dakordësuar në 26 Prill 2018 për një shtesë financiare të konsiderueshme 40% të pagës minimale si rritje të pensionit aktual.

Në fund të takimit,të gjithë naftëtarët e pranishëm firmosën peticionin drejtuar kryeministrit Rama me kërkesat e tyre.

Peticioni do të përcillet për t’u firmosur nga të gjithë naftëtarët në çdo ndërrmarrje të prodhimimit të nafts në vendin tonë.