MENU
klinika

Performanca e dobët

Piloti i Moto GP: Kam harruar si fitohet!

28.05.2019 - 17:57

Garën e fundit e botërorit të Moto GP, e zhvilluar në pistën e “La Mansh”, është rezultati më i mirë sezonal për Jorge Lorenzo, edhe pse ishte vetëm vend i 11-të.

Spanjolli është pjesë e skuadrës së Hondas, së bashku me Marc Marquez, por ky i fundit, kryeson renditjen.
Gjithsesi, rezultatet në pistë mes dy pilotëve janë krejt të ndryshme.

“Nuk e kuptoj këtë sezon, jam shumë larg më të mirëve. Nuk po renditem dot as në vendin e 10-të. Kam harruar shijen e podiumit dhe fitores.

Po bëj progres, por jo mjaftueshëm sa të dueloj me më të mirët. Më duket sikur është sezoni i parë në Moto GP. Edhe pse me Marquez kemi të njëjtin motor rezultatet janë të kundërta”, tha Lorenzo.

Ai nuk ka mundur ende të hyjë në 10 pilotët më të mirë këtë sezon, teksa ka grumbulluar vetëm 16 pikë në renditje, plot 79 pikë më pak se Marquez.

Ndërkohë, gara e radhës do të zhvillohet në Mugello të Italisë, më 2 qershor.