MENU
klinika

LETRA

Pjerin Ndreu dorëzon mandatin e deputetit, letër Ruçit

13.05.2019 - 11:15

Deputeti socialist, Pjerin Ndreu i ka dërguar sot kryeparlamentarit Gramoz Ruçi letrën e dorëheqjes nga mandati i deputetit.

Në shkresën për dorëheqje, Ndreu bën me dije se shkak për këtë dorëheqje është bërë kandidimi për zgjedhjet vendore.

Unë deputeti Pjerin Ndreu, kam fituar mandatin në zgjedhjet për Kuvendin më 2017… Paraqes dorëheqjen për shkak se do të konkurroj në zgjedhjet vendore… ju drejtohem për të deklaruar zyrtarisht heqjen dorë nga mandati i deputetit”, shkruan Ndreu ndër të tjera në shkresën drejtuar Ruçit.

Deputeti Ndreu, do të heqë dorë nga mandati, pasi në zgjedhjet e 30 qershorit ai do të garojë për kryetarë bashkie në Lezhë.

Vetëm dy ditë më parë në mbledhjen e Kryesisë, PS zyrtarizoi emrin e tij për kandidat të kësaj bashkie.