MENU
klinika

Natë episodike

Plas në burgun grek “Koridhalos”, përleshje masive mes shqiptarësh

27.05.2019 - 10:57

Në burgun grek të Koridhalos ka shpërthyer një sherr masiv mes shqiptarëve mbrëmjen e djeshme.

Dy të burgosur shqiptarë janë përleshur egër, ndërsa një prej tyre ka kaluar nga sektori B në sektorin C.

Fillimisht është bërë e ditur për rebelim të të burgosurve, mbajtje peng të një roje dhe episode masive, ndërsa policia greke ka rrethuar burgun.

Në vijim, episodi është izoluar mes 2 shqiptarëve që disi kanë arritur të kalojnë nga një sektor në tjetrin dhe përkrahësve të tyre.

Episodi është mbyllur pas mesnatës, ndërsa nuk bëhet e ditur nëse kishte të plagosur apo identitetet e shqiptarëve të implikuar.