MENU

Europa hidhet në sulm

Pochettino ‘ngrin’ Tottenhamin/ Paralajmëron ‘divorcin’

09.05.2019 - 20:57

Ajo që po bën Maurzzio Pochettino me Tottenhamin këtë sezon ka magjepsur gjithë Europën.

Tekniku argjentinas ka marrë përdore anglezët deri në finalen e Champions League pa asnjë ndërhyrje në merkaton verore.

Pas natës magjike në Ajax, ku morën kualifikimin e çmendur për në finalen e Madridit, 47-vjeçari ka folur rreth të ardhmes duke ‘ngrirë buzëqeshjen’ e tifozëve të Spurs.

Argjentinasi u pyet mbi një largim të mundshëm në fund të sezonit, nëse ia del të fitojë Championsin me Tottenhamin, por përgjigja e tij ishte e qartë: “Mund të largohem edhe nëse nuk e fitoj Championsin”.

Kështu pas 5 viteve në Angli, duket se Pochettino ka dhënë sinjalet e një lamtumire të mundshme në fund të sezonit, ndërsa deklarata e tij ka vënë në lëvizje adhuruesit e shumtë nëpër Europë.

Juventus, Milan, Paris Saint Germain, Bayern Munchen dhe Barcelona janë disa nga skuadrat që ndjekin me vëmendje zhvillimet mbi teknikun argjentinas dhe janë gati të bëjnë ofertën zyrtare, nëse ky i fundit vendos divorcin me Tottenhamin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN