MENU
klinika

Arrestimet në Kosovë

Ushtria dhe Policia serbe në gatishmëri për luftë

28.05.2019 - 08:42

Arrestimi i disa policëve serbë të lidhur me krimin e organizuar nga Policia e Kosovës në Veri ka tensionuar situatën.

Shefi i shtetit serb ka urdhëruar ushtrinë dhe policinë e Serbisë që të vihen në gjendje gatishmërie.

Edhe pse bëhet fjalë vetëm për arrestime në mediat serbe po njoftojnë se policia serbe apo ROSU siç i referohen ata ka “hyrë në Veri” duke e dramatizuar situatën.

Është interesante se një aksion të tillë të policisë Vuçiç ka kohë që e ka paralajmëruar.