MENU
klinika

Detajet e vogla që sjell në postim

Poni nuk është larguar nga muzika, së shpejti…

10.05.2019 - 14:08

Këngëtarja e njohur, Poni ka kohë që nuk ka sjell projekte të reja muzikore, por kjo nuk do të thotë se ajo është larguar nga muzika.

Poni këtë kohë është duke punuar fuqishëm në një album të ri që do ta sjell së shpejti te fansat e saj.

Poni ka dhënë disa detaje rreth krijimtarisë më të re të muzikës teksa ka publikuar edhe një video në llogarinë personale në Instagram.

Poni ft Vaske Curri. Së shpejti albumi i ri “Identitet”. Mirëmëngjesi,fundjavë të mbarë të gjithëve, po zbuloj pak nga albumi i ri. I

“Identitet” do të ketë muzikë popullore dhe jo vetëm, por primare është ajo që më identifikoi tek ju para 14 vjetësh !

Ju dua shumë, të gjithëve mezi po pres të jem gati me klipet, audiot pothuajse kemi përfunduar”, ka shkruar Poni në postimin e ndarë me ndjekësit në Instagram.