MENU
klinika

"Kësulat" mbi popujt e fatet

Premiera vjen në Tiranë

10.05.2019 - 15:30

“Kësulat”, filmi mbi ngjarjet e dhimbshme të Kosovës së luftës, vjen si premierë edhe në Tiranë. Një film për luftën e Kosovës, nisur nga dy miq, një shqiptar e një serb, të cilët gjenden para raporteve të reja kur nis lufta më 1999. Besimi i lëkundur, frika dhe paragjykimi ndërthuren për të shpërfaqur një tablo krejt të pazakontë për fshatin në kufi.

 

 

“Bëhet fjalë për luftën. Edhe unë e kam përjetuar luftën, në Maqedoni, në vitin 2001. Por, jo njësoj si në Kosovë. Kisha gjendjen emocionale të të kaluarës, të luftës dhe ishte e vështirë”, – ka rrëfyer aktori kryesor, Ismail Kasumi.

 

kolana e librave

 

Ndërsa skenaristi, producenti dhe njëherësh aktor në film, Jimi Tihofsi, shprehet: “Është shfaqur në Kosovë dhe tani, edhe në Shqipëri. Gjithmonë ka diçka të vërtetë. I gjithë tregimi zhvillohet rreth miqësisë së këtyre dy personazheve, mjekut shqiptar dhe mësuesit serb. Vrazhdësinë e luftës nga ana serbe, e sheh sepse është një fakt i vërtetë, nuk i ikim të vërtetës.”

 

 

Filmi me regji të Alan M.Trow, trajton një nga temat më të ndjeshme e komplekse, siç është lufta, që ndryshon fatet njerëzore.