MENU
klinika

Lufta për Champions League

Presidenti i Sassuolos: Do ndihmoj Milanin!

25.05.2019 - 10:36

President i Sassuolos, është një nga të paktët në Serie A që e pranon pa problem simpatinë ndaj Milanit.

Giorgio Squizi do të tentojë që t’i bëjë një dhuratë kuqezinjve duke ndalur Atalantën, edhe pse kjo nuk është e lehtë.

“E shoh të vështirë që Sasuolo të ndalë Atalantën. Do të përballemi me një ekip të fortë që e ka moralin e lartë. Kanë një ekip simpatik, një trajner të zotin dhe drejtues niveli. Sasuolo, dhe këtë e them në respekt të kampionatit, do të bëjë gjithçka për të fituar, por ka për të qenë një ndeshje e komplikuar”.

Në intervistën për “La Gazzetta dello Sport”, numri 1 i Sassuolo ka folur edhe për simpatinë që ka për trajnerin e Milanit.

Për Skuincin, tekniku kuqezi ka bërë më të mirën e mundshme, sidomos nëse matet cilësia e organikës që ka në dispozicion.

“Ne do të bëjmë maksimumin, ndaj Gatusso të rrijë i qetë për sa i përket impenjimit. Për Rinon kam shumë simpati. Ka qenë i admirueshëm gjatë sezonit. Me lojtarët që ka, mund të them se ka bërë gjëra të mëdha. Kujtoj që në janar dhe shkurt, Milani jo vetëm që fitonte, por edhe propozonte lojë interesante. Kontributi i tij është i pamohueshëm. Me grinë e me shpirt e solli skuadrën deri në këtë pikë të sezonit, kur me vendin e katërt i ndan vetëm një pikë”, u shpreh Squizi.