MENU
klinika

Raporti i Tatimeve

Prill 2019/ Mblidhen 2.6 mld lekë borxh tatimor

23.05.2019 - 18:59

Rreth 39 % më shumë detyrime të papaguara janë mbledhur nga Administrata Tatimore në Muajin Prill, krahasuar me Prill 2018.

E shprehur në shifra, gjatë muajit Prill 2019 janë mbledhur 2.6 Mld Lekë borxh tatimor, kundrejt 1.9 Mld Lekë të mbledhura në të njejtën periudhë të vitit 2018.

Menaxhimi më i mirë i masave për mbledhjen e borxhit, nga drejtoritë e Mbledhjes së Detyrimeve të Papaguara ka sjellë një impakt të ndjeshëm në mbledhjen e arkëtimeve.

Administrata Tatimore ka rritur shkallën e informimit parandalues ndaj tatimpaguesve, nëpërmjet kanaleve të ndryshme të komunikimit, në lidhje me afatet, mënyrat e pagesës së borxhit dhe ndërgjegjësimit të tyre për masat shtrënguese.

Më shumë se 25 mijë telefonata kujtese janë realizuar nga Qendra e Thirrjeve gjatë kësaj periudhe, për të paralajmëruar në kohë tatimpaguesit mbi afatet finale të pagesave.

Objektivi stategjik dhe operacional për strukturat e Mbledhjes me Forcë në vitin 2019 është rritja e arkëtimeve me 10% për të njejtat periudha të vitit të mëparshëm.

Në të dhënat e 4 mujorit Janar-Prill 2019, rezulton se ky objektiv jo vetëm është arritur por edhe është tejkaluar nga Drejtoritë Rajonale, ndërsa janë arkëtuar 7,6 Mld Lekë detyrime të papaguara (borxh tatimor).

Krahasuar me të njejtën periudhë të vitit 2018, ku u arkëtuan 5,4 Mld Lekë, gjatë këtij viti janë arkëtuar 2,2 mld Lekë ose 41% më shumë.

Administrata Tatimore këshillon tatimpaguesit që të jenë të vëmendshëm ndaj njoftimeve që u përcillen në mënyrë elektronike përmes llogarisë së tyre personale në e-filing, e-maileve, apo komunikimit telefonik.