MENU
klinika

Ç'po ndodh?

Problemi i SHBA nuk është Kina, është kapitalizmi…

20.05.2019 - 17:02

St. Lewis tha se njerëzit bëhen miq sepse “shohin të njëjtën të vërtetë.” Së fundmi, Tom Friedman dhe Steve Bannon dukeshin të çiltër, duke mbrojtur vendimin e fundit të Presidentit Trump për të ngritur tarifat mbi 200 miliardë dollarë të importeve kineze. Ndoshta ky është fillimi i një miqësie të bukur.

Të dy njerëzit mendojnë se fati i botës së lirë, ose të paktën “kapitalizmi demokratik i tregut të lirë”, është në rrezik me luftën tregtare të SHBA-Kinës.

Historia Friedman/ Bannon duket kështu: Për dekada të tëra Kina ka thyer rregullat e tregtisë ndërkombëtare, me subvencione të paligjshme, vjedhje të pronës intelektuale, spiunazh industrial, etj.

Këto ditë, Friedman dhe Bannon thonë se Kina 2025, është në fakt një plan që përfshin gjithë botën.

Diagnoza Friedman/ Bannon përfshin një zgjidhje: Marrëdhënia jonë “e pabarabartë” me Kinën mund të riparohet duke e detyruar Kinën të luajë sipas rregullave që janë rënë dakord njëzet vjet më parë kur ajo u bashkua me OBT-në.

Tani për tani, “modeli i biznesit të Kinës është një kërcënim ekzistencial për demokracitë industriale”, thotë Bannon. Por, duke e detyruar Kinën të luajë sipas rregullave, do të jetë një “fitore e favorshme”, sidomos për punëtorët amerikanë.

Kemi dëgjuar këtë histori më parë. Në fund të viteve tetëdhjetë dhe në fillim të viteve nëntëdhjetë, ishte Japonia kërcënimi global për kapitalizmin e drejtë dhe të balancuar.

Ashtu si problemi për punëtorët në vitet 1980 nuk ishte Japonia, problemi sot nuk është Partia Komuniste Kineze. Pabarazia, mungesa e madhe e rrugëve për një jetë të denjë për njerëzit e zakonshëm dhe mosbesimi nuk mund ti faturohen “luftës ekonomike”.

Sidoqoftë, Friedman dhe Bannon, mendojnë se detyrimi për ta bërë Kinën të luajë sipas rregullave nuk ka të bëjë që kapitalizmi global të jetë i drejtë për njerëzit që punojnë ose për të krijuar vende të mira pune në Shtetet e Bashkuara.

Ato kanë të bëjnë me ringjalljen e hegjemonisë politike dhe ushtarake amerikane dhe duke ndihmuar kompanitë amerikane të kapin sektorë dhe tregje të reja.

Kina nuk është problemi. Kapitalizmi është.