Rreth 1000 protestues të opozitës janë nisur nga Berati drejt Tiranës, për t’ju bashkuar protestës që do të zhvillohet përpara Kryeministrisë në orën 18:30.
Protestuesit e Partisë Demokratike të Beratit janë grumbulluar si gjithmonë përpara selisë së PD-së së qytetit, ku u nisën me autobusë dhe automjete private drejt Tiranës.
Nga ana tjetër, protestuesit e LSI-së u nisën me automjete private nga sheshi qendror i qytetit.
Kryetari i degës së PD-së Berat, Gazmend Azizi ka deklaruar se drejt protestës së Tiranës u nisën gati 600 protestues, ndërkohë që nga LSI-ja konfirmohet një numër prej rreth 400 protestuesish të nisur në tubimin e opozitës.
Nga selia e Partisë Demokratike janë nisur në orën 15:00 të ditës së sotme 3 autobusë dhe rreth 100 makina private, ndërkohë që nga LSI-ja janë nisur 3 autobusë dhe rreth 50 automjete të vogla me protestues.