MENU
klinika

Deklarata

Protesta e opozitës/ BE: Dhuna nuk mund të tolerohet!

12.05.2019 - 14:01

Delegacioni i BE-së në Tiranë ka reaguar për protestën e opozitës, duke dënuar me forcë aktet e dhunës.

BE u bën thirrje të gjitha palëve të tregojnë përgjegjësi dhe përmbajtje.

Në deklaratë thuhet se pikëpamjet e ndryshme politike duhet të trajtohen përmes dialogut dhe debatit konstruktiv.

“Protesta paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane. Dhuna nuk mund të tolerohet në asnjë rrethanë.

Duke pasur parasysh protestat e shpallura sot dhe në ditët e ardhshme në Tiranë, Delegacioni i Bashkimit Evropian u bën thirrje protestuesve dhe udhëheqësve të tyre politikë të tregojnë përgjegjësi dhe përmbajtje.

Pikëpamjet e ndryshme politike duhet të trajtohen përmes debatit dhe dialogut”, thuhet në reagim.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin