MENU
klinika

Takimi me gazetarët

Protesta e opozitës/ Rama e krahason me 21 Janarin: Nuk iu hodh…

12.05.2019 - 14:37

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Policia e Shtetit ka treguar profesionalizëm për t’u admiruar.

Në një takim me gazetarët, ai tha se Policia vendosi një standard të ri për historikun e uniformave blu, pas rënies së komunizmit. Për Ramën, Policia fitoi më të drejtë të gjithë admirimin e qytetarëve të ndershëm të këtij vendi.

Kryeministri ka krahasuar situatën me ngjarjet e 21 janarit, teksa tha se kur PS ishte në opozitë godinës së qeverisë nuk iu hodh asnjë guriçkë dhe jo më bomba molotov Kryeministrisë.

“Në këto momente kur pa diskutim të gjithë shqiptarët i kanë sytë t mbërthyer tek ekranet dhe faqet e lajmeve, si rezultat i gjithë asaj që u shfaq mbrëmë në formën e një manifestimi zinxhir të dhunës, më duket se e para është që të ruajmë qetësinë, dhe padyshim vendosmërinë për të mos lejuar që një grupim i udhëhequr nga verbëria e dëshpërimit të influencojë më shumë se sa duhet në mënyrën tonë të jetuarit.

Së dyti dua që të shpreh solidaritetin më të madh dhe respektin më të thellë për të gjithë drejtuesit e punonjësve të policisë së shtetit, besoj se ata në të gjithë këtë zinxhirë protestash, si dje kur protestat u transformua në një manifestim brutal e të zgajtur dhune, kanë treguar një profesionalizëm për tu admirua, një qetësi, përmbajtje dhe qetësi, dhe kanë vendosur një standard krejt të ri për historikun e uniformave blu pas rënies së komunizmit, dhe kanë fituar më të drejtë admirimin e qytetarëve të ndershëm.

Ne nuk e konsiderojmë të qenit në të gjitha aspektet një shume mice qeverisëse ne një nivel tjetër në raport me të shkuarën si një arsye për të qenë të kënaqur me veten.

Dhe në aspektin e qasjes së policisë, forcës sonë politike dhe qeverisës ndaj protestave, krahasimi me të shkuarën nuk vleni të themi shikoni sa mirë dhe me dinjitet sillet dhe punon sot policia, sepse e shkuara e afërt na ka rezervuar kujtime shumë të renda që nuk kanë lidhje me standard dhe vlerë të funksionimit të një policie.

Sot për shkak të histerisë në të cilën organizatorët por e4dhe disa media e trajtuan incidentin, e quaj incident dhe do ta them pse, me një nga iniciatorët e dhunës, më detyron t’ju kujtoj se kjo godinë në 2011 nuk u qëllua me asnjë guriçkë dhe jo më me zjarr.

Dhe nga kjo godinë u urdhërua vrasja e katër protestuesve të pafajshëm. U urdhërua shkrehja e karikatorëve të kallashnikovëve mbi protestuesit e paarmatosur jo me armë po as me një shishë benzine, plagosën mbi 40 persona me plumba vdekjeje prurës dhe u përdor trupa e forcave të ndërhyrjes së shpejt dhe arriti të ngjitet ndër kate duke masakruar kë i doli përpara.

Një person që nuk dua t’ia sjelle emrin, asaj kohe pronar një televizioni, ka shkuar jashtë shtetit dhe është kuruar për brinjë të thyera, me shpatull të nxjerrë”, tha ndër të tjera Rama.