MENU
klinika

Kërkohet lirimi i Sait Dollapit

Protestuesit zhvendoset tek Drejtoria e Policisë, tensionohet situata

11.05.2019 - 22:48

Pas shoqërimit të Sait Dollapit, sekretarit organizativ të Partisë Demokratike nga Policia, kreu i PD-së Lulzim Basha u drejtoi thirrjen protestuesve për tu vendosur pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Ata kanë hedhur mjete të tjera piroteknike, fishekzjarrë, molotov etj.

Policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që vazhdojnë të qëndrojnë tek policia.

Kreu i PD-së Lulzim Basha tha se Sait Dollapi është dhunuar dhe ndaluar me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj duke kërkuar lirimin e tij.