MENU
klinika

Trajtime që nuk zëvendësohen

Provoni të verdhën e vezës dhe shihni mrekullinë në flokun tuaj!

19.05.2019 - 19:51

Trajtimet për flokët duke përfshirë të verdhën e vezës kanë ekzistuar për vite me radhë.

Ky element ndihmon në forcimin e flokëve, për t’i bërë ata më të shëndetshëm, më me shkëlqim, më të butë dhe për të parandaluar rënien ose djegien e tyre.

Nëse dëshiron flokë të shëndetshëm, të fortë dhe të butë, ju duhet të përfshini vezën në trajtimet që bëni për flokët. Me një maskë të thjeshtë, mund t’i hidratoni dhe njëkohësisht t’i riparoni ato.

Për rezultate më të mira, ju thjesht mund të përdorni një vezë të rrahur dhe ta përhapni atë në flokët tuaja. E verdha e vezës përmban proteina, yndyra dhe hidraton natyrshëm.

E bardha e vezës sjell enzimat dhe heq yndyrën e tepërt.
Në çdo rast, mjafton të lyeni flokët me vezë duke i lënë për 20 minuta dhe pastaj t’i shpëlani me ujë të ftohtë.

Në fund, lani flokët tuaj me shampo si zakonisht.

Për të shmangur përdorimin e trajtimeve kimike që dëmtojnë flokët tuaj ju sugjerojmë të zgjidhni maska natyrale me bazë vezën. Komponentët e tjerë janë shumë të thjeshtë për t’u gjetur dhe ju me siguri do t’i keni ato tashmë në kuzhinën tuaj. Kushtojini vëmendje disa nga maskave që do ju sugjerojmë.

  • Maskë me të verdhën e vezës, vaj ulliri dhe mjaltë

Të dy përbërësit, veza dhe vaji, rigjallërojnë flokët duke i bërë ata më shkëlqyes, më të butë dhe më të lehtë për të trajtuar në çdo kohë.

e verdha e vezes-konica.al
  • Përbërësit:

1 të verdhë veze (ose 2 nëse keni flokë shumë të gjatë), 3 lugë vaj ulliri (42 g), 3 lugë mjaltë (75g).

  • Përgatitja:

• Rrihni të verdhat e vezëve në një tas.
• Shtoni vajin e ullirit dhe i përzieni mirë.
• Së fundi, shtoni mjaltin dhe i përzieni derisa të keni një masë homogjene.
• E aplikoni maskën në flokë të thatë, duke i bërë masazhe rrethore në lëkurën e kokës.
• E lini të veprojë për rreth 20 minuta dhe e shpëlani me ujë të ngrohtë.