02.05.2019 - 19:20
Partia Socialiste ka dorëzuar në KQZ kërkesën për regjistrim të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.
Aleanca e cila u firmos dy ditë më parë ka në përbërjen e saj 21 parti.
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, pas takimit me aleatët dy ditë më parë përsëriti bindjen për mostejkalimin e afateve Kushtetuese për zhvillimin e vendoreve, ndërsa i tregoi burgun të gjithë atyre që do të tentojnë të bojkotojnë procesin.
Pjesë e koalicionit të majtë bëjnë pjesë partitë tradicionalë të PS, siç është PDS e Paskal Milos dhe e PSD e Gjinushit.
Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2015 koalicioni i majtë është tkurrur me 15 parti politike, ndër të cilat LSI, PDIU dhe FRD.