MENU
klinika

Publikimi i fotos në Kuvend

E mbijetuara e dhunës seksuale: Ma plasët zemrën!

17.05.2019 - 08:58

“Mos e përdorni dhimbjen tonë dhe vuajtjet në përfitimin tuaj”, me këto fjalë i është drejtuar e mbijetuara e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi deputetes Flora Brovina në Kuvendin e Kosovës.

Reagimi i Krasniqit erdhi pas publikimit të një fotoje, ku supozohej se ishte dëshmi fotografike e përdhunimit të një gruaje kosovare në kohë të luftës, nga ushtarët serbë, në sytë e familjes së saj.

Por në mediat kosovare, u përhap me shpejtësi lajmi se fotografia e shfaqur nga Brovina rezultoi të jetë aspak e vërtetë. S’është as nga lufta e Kosovës, e madje as nga ndonjë luftë tjetër.

Në të vërtetë, bëhet fjalë për një film pornografik, skenë të të cilit paraqet fotografia e prezantuar nga Brovina.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN