MENU
klinika

Njoftimi i tatimeve

Punimet në ndërtim, kategoritë që tatohen

28.05.2019 - 20:11

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bën me dije, se referuar dispozitave të ligjit Nr. 92/2014, datë 24.07.2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, operacionet e ndërtimit, kryerja e procesit të ndërtimit dhe mirëmbajtjes, janë furnizime shërbimi.

Furnizimi i këtyre shërbimeve është i tatueshëm për qëllim të TVSH-së, njofton DPT. Ndërtimi përcaktohet si çdo operacion që ka për rezultat përfundimin tërësor ose pjesor të një ndërtese të re ose substancialisht të ndryshuar.

Mirëmbajtja përcaktohet si çdo operacion i kryer mbi tokë ose në ndërtesë, për të parandaluar degradimin ose dëmtimin dhe për t`i mbajtur tokën dhe ndërtesat me pamje të mirë dhe rregull funksionimi, duke përfshirë pastrimin.

Punime që kanë të bëjnë me procesin e ndërtimit, pa u kufizuar vetëm në to, janë:

  • I) Punimet e ndërtimit të ndërtesave dhe punime të tjera të ndërtimit;
  • II) punimet për pajisjen e ndërtesave që kanë si efekt të përfshijnë përfundimisht vendosjen e aparateve apo materialeve të instaluara;
  • III) punimet e restaurimit dhe të riparimit të ndërtesave, si dhe instalimet me karakter të paluajtshëm.

Në punimet e ndërtimit bëjnë pjesë:

  • I) punimet e ndërtimit që kryhen nga grupe të ndryshme profesionesh që marrin pjesë në ndërtimin e ndërtesave të tilla si gërmimet, krijimi i themeleve, spastrimi dhe nivelimi i territorit, puset dhe gërmimet paraprake për ndërtimin e pasurive të paluajtshme, punimet e ekipit të terrenit, fasada, etj.;
  • II) punët publike të tilla si: rrugët, hekurudhat, urat dhe të gjitha veprat e artit, pistat e fluturimit, stadiumet, etj.;
  • III) punimet me fletët metalike të ndërtesave si dhe ndërtimet metalike të tilla si punimet e grumbullimit apo të qarkullimit;
  • IV) punimet e rregullimit të territorit që sjellin modifikimin e relievit ekzistues të tilla si: zbulimet e guroreve, nivelim i shpateve; gërmimi dhe mbushja e gropave; spastrimi i dheut, etj.

Për disa punime që lidhen me ndërtesat dhe me pasurinë e paluajtshme gjithashtu, edhe pse qëllimi kryesor nuk është ndërtimi i objektit, konsiderohen si furnizime shërbimi të tilla si: pastrimet e caktuara vetëm për mirëmbajtjen dhe hapjen e kanaleve të vegjël në porte, lumenj, etj.

Punimet që përfshihen në punimet për pasurinë e paluajtshme

Punimet e instalimit që përmbajnë vendosjen e elementeve që e humbin karakterin e tyre të luajtshëm për shkak të përfshirjes së tyre në një tërësi të paluajtshme, për zbatimin e TVSH-së duhet të konsiderohen, si pjesë e pasurisë të paluajtshme. Konsiderohen si të tilla kur heqja e materialit të instaluar nuk mund të kryhet pa dëmtime të rënda që pëson ky material apo ndërtesa që e mban atë.

Operacionet që bëjnë pjesë në punimet në pasuritë e paluajtshme:

  • I) Instalimet dytësore në ndërtimin e ndërtesave të tilla si instalimet elektrike (drita, energjia, zilja); instalimet sanitare (lavamanë, dushe, pllaka dushi); instalimi i aparateve që prodhojnë ujë të ngrohtë të përfshira në ndërtesë; instalimi i ngrohjes, i pajisjeve hidraulike, për thithjen e tymit etj; instalimi i shtresave të dyshemesë, etj;
  • II) Punimet që nuk përfshihen në punimet për pasuritë e paluajtshme janë ato të cilat, cilado qoftë natyra e ndërtesës ku kryhen instalimet e objekteve apo aparateve të luajtshme, në momentin që vendosen e ruajnë karakterin e tyre të luajtshëm.

Punimet e restaurimit apo të riparimit

Punimet e restaurimit apo të riparimit që kanë si qëllim rinovimin e një ndërtese apo të një instalimi me karakter të paluajtshëm, konsiderohen si punime në pasuritë e paluajtshme

Konsiderohen si të tilla kur operacionet e realizuara përmbajnë vendosjen e materialeve apo të elementeve që integrohen në një pasuri të paluajtshme ose kur këto operacione kanë si qëllim zëvendësimin e elementeve të përdorura të një instalimi me karakter të paluajtshëm ose shtimin e elementeve të reja që përfshihen në këtë instalim apo në ndërtesën që i mban ato.

Nga këto operacione, mund të citojmë: