MENU
klinika

Nga The Economist

Tsipras, pushime dhe një ‘stuhi’ në rrjetet sociale

17.05.2019 - 18:08

Alexis Tsipras po bën fushatë për zgjedhjet e parlamentit Europian më 26 maj, që shihen gjerësisht si një provë për zgjedhjet e përgjithshme greke që duhet të mbahen në fund të tetorit.

Javën e kaluar, megjithatë, fotografitë e tij në një jaht gushtin e kaluar u shfaq në faqet e internetit greke. Pushimi i paparalajmëruar i kryeministrit u kritikua si mosrespektim ndaj kujtimit të 102 njerëzve të vrarë në një zjarr shkatërrimtar një muaj më parë. Shumë prej këtyre vdekjeve mund të ishin parandaluar, mendojnë një pjesë e madhe e grekëve.

Disa shqetësohen se  Tsipras po humbet kontaktet me votuesit.

Ai kohët e fundit kaloi një javë në një turne të qetë në Kretë me Pavlos Polakis, zëvendësministrin e shëndetësisë. Shumë grekë u tronditën kur Polakis sulmoi një psikiatër, kandidat të parlamentit evropian për ndjekjen e procedurave të destinuara për njerëzit me nevoja të veçanta për të marrë një punë në një spital shtetëror. Ai injoroi thirrjet për të kërkuar falje nga kolegët e kabinetit.

Kur Kyriakos Mitsotakis, kreu i Demokracisë së Re, kërkoi një votim parlamentar për ta censuruar atë, kryeministri thirri për një votë besimi në qeverinë e tij.

Syriza  i mbijetoi këtij votimi falë mbështetjes nga deputetët e krahut të djathtë dhe të pavarur. Ajo gjithashtu ndihmoi që Tsipras të njoftonte një paketë ekonomike parazgjedhore me vlerë rreth 1 miliardë euro (1.1 miliardë dollarë), që do të dorëzohej përpara 26 majit.

Syriza është ende duke triumfuar ndaj Demokracisë së Re me një diferencë  të konsiderueshme, sipas sondazheve të opinionit.

Por dy sondazhe të publikuara javën e kaluar treguan zvogëlimin e hendekut. Votuesit janë të pavendosur tani për Tsiprasin, ndaj na mbetet të shohim si do shkojë…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mbrojeni imazhin e greqisë"

BBC: Grekët mohues


Izraeli është në rrezik më shumë se kurrë

12 bomba në 5 muaj, Irani gati të shkelë çdo “vijë të kuqe”

Dhuna mund të nisë në SHBA direkt pas zgjedhjeve

Fitorja e Harris tremb Trump, rishfaqen “huliganët” e 6 janarit

DW: Qytetarët të pakënaqur me qeverinë!

Do të ketë zgjedhje të parakohshme në Gjermani?

Tarifa marramendëse tregtie dhe “shumëfishimi” i Brexit

Evropa përgatitet për një epokë të re pas 5 nëntorit