MENU
klinika

Intervistë ekskluzive

“Qeveria kthen vëmendjen nga prodhuesit vendas”

10.05.2019 - 19:09

Siguria e prodhimeve vendase dhe cilësia e tyre mund të arrihen përmes bashkimit të disa prodhuesve.

Edhe stimulimi fiskal dhe rritja e konkurueshmërisë në tregun, vendas, rajonal dhe më gjërë kërkon bashkimin e prodhuesve për të shënuar sukses.

Qeveria shqiptare ka kthyer vëmendjen nga prodhuesit vendas, po i stumulon ato edhe përmes legjislacionit edhe përmes financimeve, por çelësi i suksesit është bashkimi i prodhuesve sipas sektorëve.

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve, Arben Shkodra në një intervistë për Konica.la ka bërë një “skaner” të situatës ku gjenden sot prodhuesit dhe produketet shqiptare. Sipas Shkodrës qeveria ka ndërmarrë politika fiskale lehtësuese për prodhuesit.

Ai vlerëson vendimin e qeverisë për rimbursimin 10 lekë për litër qumështi për prodhuesit. Shkodra u bën thirrje prodhuesve dhe fermerëve të bashkohen për të rritur cilësinë e prodhimeve për të përfituar fonde nga AZHBR, e IPARD si dhe për të qendë konpetitiv në treg.

Ndërsa në lidhje me pyejtjen se sa shance ka një fermer i për të marrë subvencione, Shkodra shprehet se mundësitë janë thuajse zero.

Por ai pohon në rast se bashkohet disa fermerë me hartojnë një platformë kanë shumë mundësi për subvencionim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fondet nga Programi i Bujqësisë

579 milionë lekë për fermerët, shpërndarja