MENU
klinika

Një bashkëpunim me Lady Gagën?

‘R9’ mund të titullohet albumi që rikthen Rihannën

21.05.2019 - 11:43

Rikthehet Rihanna, konfirmon albumin e ri për të cilin është duke punuar.

Ylli i popit Rihanna në një intervistë për T Magazine ka konfirmuar se po punon për sjelljen e një albumi të ri.

Ajo nuk dha një datë të saktë se kur do dalë në treg albumi dhe ende nuk i ka gjetur një emër.

Por pranoi se mund ta quante ‘R9’ dhe kjo ide i ka ardhur pikërisht nga fansat.

Ndoshta mund ta quaj ‘R9’ sepse ata më kanë përndjekur me këtë emër, ku do dalë “R9”. Si mund të zgjedh një emër tjetër kur pikërisht kjo është fiksuar në kokën time”-tha Rihanna.

Ka thashetheme se aty mund të ndodhet edhe  një bashkëpunim me Lady Gagan. Por këngëtarja u përgjigj:

Kjo ndoshta erdhi për shkak se Gaga më bëri follow në Instagram. Nuk e kemi në plan për momentin, por nuk jam kundër një bashkëpunimi”.

Gjithashtu hodhi poshtë çdo lloj ideje për një bashkëpunim me Drake në këtë album. Kujtojmë se ky është albumi i 9-të që ylli i popit do nxjerrë në treg.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gati kënga e re

Rihanna i bën të gjitha