MENU
klinika

Deklarata

Rama dhe Meta homazhe për Ditën e Dëshmorëve/ Presidenti mesazh politikës

05.05.2019 - 10:26

Në Varrezat e Dëshmorëve është zhvilluar para pak momentesh ceremonia e përkujtimit të dëshmorëve.

Zyrtarë të shtetit dhe politikës, veteranë dhe të afërm të të rënëve në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare vendosën kurora me lule përpara memorialit “Nënë Shqipëri”, në nderim të të rënëve në luftën anti-fashiste.

Prezentë ishin dhe Kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi si dhe Presidenti Ilir Meta, të cilët zhvilluan homazhe për Ditën e Dëshmorëve.

Kreu i Shtetit, Meta tha se klasa politike duhet të bashkëpunojë për të ardhmen e vendit.

“Është ditë reflektimi për të vendosur në radhë të parë interesat e vendit përmes dialogut dhe bashkëpunimit në mënyrë që ëndrrat e tyre të realizohen plotësisht dhe të kujtohen siç duhen të gjithë ata që kanë kryer sakrifica sublime për të ardhmen e Shqipërisë”, nënvizoi Presidenti.

Gjithashtu, strukturat e larta të opozitës me në krye Lulzim Bashën pritet të kryejnë homazhe për nder të dëshmorëve veçmas, rreth orës 11:00.