Partia Socialiste duket sa ka shuar të gjitha dyshimet për kandidatitin e Bashkisë Durrës.
Sipas informacioneve, në garë nuk do të jetë më Vangjush Dako, por kreu i drejtorisë së Tatimeve në Durrës, Valbona Sako.
Mësohet se kjo kandidaturë është caktuar në orët e vona të ditës së djeshme, ndërsa pritet që të bëhet sot edhe zyrtarizmi i saj nga mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste.
Kryeministri Rama u konsultua dje, për më shumë se 4 orë, me të deleguarit për secilin qark.
Më e vështirë për socialistët ka qenë zgjedhja e kandidatëve për Bashkinë e Durrësit, Dibrës, Vorës e Shijakut.
Gjithashtu, kreu i qeverisë vendosi pezullimin e procedurave të tenderave nga ana e kryetarëve të bashkive nga 1 deri më 30 qershor.
Gjatë kësaj të shtune, Kryesia e PS do të caktojë të gjithë emrat e kandidatëve për 61 bashkitë e vendit.