MENU

Deklarata

Rama prek me fjalët, mesazh të ndjerë 3 fëmijëve të major Tanushit

16.05.2019 - 13:38

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë për majorin Klodian Tanushi, kryeministri Rama tha se ka një mesazhe edhe për tre fëmijët e tij.

Rama shtoi se nuk ka gjë më të shtrenjtë se sa të kujtohesh për fjalën dhe veprën e mirë që ka lënë pas babai i tyre.

“Ata na tregojnë se bashkimi ka një vlerë. Ata na tregojnë se është një kohë vendimtare për të ardhmen tonë “dielli i shqiptarëve” lind gjithmonë nga perëndimi.

Një tjetër dëshmor nga FA do të shkojë sot tek “Nëna Shqipëri” dhe nuk është e pamundur, por e natyrshme të bëhet lidhja e atyre që janë simbol i një lufte heroike dhe Zarifes apo Klodianit, që iu bashkohen në banesën e fundit si pjesë e një historie të re, që kërkon sakrifica të reja në një vend që i përket NATO.

Të dyja palët i bashkon ana e duhur e historisë, dëshmorët e luftës, janë dëshmorët e një përpjekje kombëtare në anë e duhur të historisë, por edhe dëshmorët e rinj janë në anë e duhur të historisë. Të jesh sot në krah të SHBA dhe vendeve të tjera të NATO-s do të thotë të japësh jetën duke qëndruar në anën e drejtë të historisë.

Ky është një vend i vogël, por përtej kontributeve financiare dhe njerëzore, por të gjitha kanë në NATO një kontribut, që nuk mund të matet në mënyrë sasiore dhe na bën të gjithëve të barabartë, kontributi i gjakut.

Unë dua të shpreh mirënjohjen e thellë sepse është falë dëshmorëve, të atyre të djeshmes dhe të sotmes, që ne e kemi të pamundur mjegullimin e të ardhmes pasi sakrifica e tyre na ndihmon eshë në momentet më të vështira ta dimë ku ndodhet dhe sa vlen ana e duhur ana historisë së drejtë.

Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe një fjalë për tre fëmijët: Një ditë kur ju të bëheni prindër do të keni kuptuar përfundimisht atë që babai i juaj ju ka lënë sot shënim në zemrat tuaja, se asgjë më shumë në këtë jetë nuk vlen se emri dhe kujtimi i mirë”-tha Rama.