MENU
klinika

Ndryshime tek Roma

Ranieri jep lamtumirën: Kaq ishte detyra ime!

10.05.2019 - 20:27

Roma pritet të pësojë ndryshime të mëdha në merkaton e ardhshme.

Përveç largimit të disa lojtarëve me peshë tashmë është e sigurt që skuadra do t’i besohet një trajneri të ri.

Claudio Ranieri, i cili zëvendësoi Eusebio Di Francescon në mes të sezonit konfirmoi largimin, duke thënë se detyra e tij tek verdhekuqtë do të mbyllet në përfundim të këtij sezoni.

Duke qenë tifoz i Romës iu përgjigja menjëherë thirrjes për ta drejtuar dhe po e bëj këtë me vullnet dhe entuziazëm. Por kur të mbarojë ky kampionat, mbaron edhe puna ime. Zbarkova në një moment delikat të ekipit tim të zemrës, por puna ime kaq ishte”, u shpreh italiani.

Dy emrat më të përfolur për të marrë drejtimin e verdhekuqve ishin Antonio Conte dhe Jose Mourinho, por të dy trajnerët e kanë refuzuar këtë mundësi.

Së fundmi në skenë ka dalë emri i ish-trajnerit të Arsenal, Arsene Wenger ndërkohë që nuk ngelet pas as alternativa e Sarrit.