MENU
klinika

"Topi në fushën e Këshillit"

Raporti/ Soreca apel qeverisë dhe opozitës: Tani duhet të…

30.05.2019 - 12:06

Progres Raporti i Komisionit Europian i është dorëzuar sot kryetares së Komisionit të Integrimit, Rudina Hajdari nga ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.

Gjatë ceremonisë, përmes një komunikimi për mediat ambasadori tha se ky është një rekomandim pa kushte për Shqipërinë.

Topi është në fushën e Këshillit që duhet të marrë një vendim.

Më duhet të them që duhet ti drejtohemi Qeverisë dhe opozitës dhe gjithë palëve të tjera që të tejkalohen dasitë dhe të mendohet për një drejtim të përbashkët për integrimin.

Ndërkohë duhet punë me shtetet anëtare të BE për të shpjeguar progresin e bërë, por edhe të bindim shtetet skeptike për perspektivën evropiane të Shqipërisë”- tha ambasadori.