MENU
klinika

Për një shifër marramendëse

Rashica shpërblen veten/ Blen makinën super luksoze

22.05.2019 - 18:41

Ai është një ndër talentet më të mire, që kanë shpërthyer këtë sezon në Bundesliga, ndërsa kontributi i tij ka ndihmuar Werderin të qëndrojë në 10 ekipet e para të renditjes.

Po flasim për Milot Rashicën, talentin Kosovar që ka rrëmbyer vëmendjen e shumë skuadrave në Europë pas sezonit mjaft të mirë me Bremen.

22-vjeçari Dardan e mbylli sezonin me 10 gola të shënuar dhe duket se ka vendosur të shpërblejë veten pas performancës mjaft të mirë.

Ai ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram foto të makinës së re.Kosovari duket se ka goxha gusto dhe në tregun e makinave ku ka vendosur të blejë një Mercedez Benz GT, vlera e së cilit shkon rreth 150 mijë euro.

Gjithashtu, Rashica ka zgjedhur ngjyrën jeshile, e cila përfaqëson skuadrën e tij Werder Bremen.