MENU
klinika

Faza parapërgatitore

Reja me risi në Kombëtare/ Fton 18-vjeçarin kryeqytetas!

23.05.2019 - 19:37

Kombëtarja Shqiptare po vijon fazën parapërgatitore me sytë nga dy takimet mjaft të rëndësishme ndaj Islandës dhe Moldavisë.

Në seancën e tretë, nën drejtimin e Edy Rejas, nuk ka qenë i me pranishëm Drilon Kryeziu. Mbrojtësi, i cili aktivizohet te skuadra sllovene Triglav Kranj, ka shqetësime në kavilje dhe kjo e ka penguar të zbresë në stërvitje.

Përveç 9 futbollistëve të përzgjedhur nga Reja, kanë vijuar të jenë së bashku me skuadrën A edhe 12 lojtarët e Shpresës.

Për të pasur një numër të plotë futbollistësh, tekniku pas dëmtimit të Kryeziut, ka afrua nga përfaqësuesja e 20-vjeçarëve lojtarin e Tiranës, Jurgen Celhaka.

Atmosfera që e rrethon kombëtaren kuqezi është mjaft e ngrohtë. Ardhja e Rejas duket se ka sjellë qetësinë e munguar. Seanca ka nisur me ushtrimet e zakonshme, që shërbejnë për ngrohjen e muskujve, ndërsa janë ndarë menjëherë veçmas të tjerëve dy portierët, Alban Hoxha dhe Andrea Hoxha.

Më pas, nën vëzhgimin e Rejas dhe në drejtimin e Ervin Bulkut, stërvitja ka vijuar me vrapime gjysmë të gjata me progresion, te cilat i shërbejnë anës fizike të lojtarëve.

Nuk ka munguar kontakti me topin me ushtrime të veçanta. Gjithçka është mbyllur me një mini-ndeshje brenda grupit, e cila i ka shërbyer trajnerit 73-vjeçar për të kuptuar edhe më mirë gjendjen e lojtarëve aktuale, pse jo edhe për t’i testuar ata.

Ky grup do të vijojë të stërvitet së bashku deri të shtunën, ndërkohë që të hënën, në orën 11, Edy Reja do të zyrtarizojë listën përfundimtare për dy sfidat e qershorit ndaj Islandës e Moldavisë.