MENU
klinika

Konferenca për shtyp

Reja rikthen harmoninë/ Mavraj: E kemi si baba!

30.05.2019 - 20:20

Mërgim Mavraj dhe Ermir Lenjani dolën në konferencë për shtyp gjatë ditës së sotme.

Veterani i Kombëtares, i cili është një nga lojtarët kyç të mbrojtjes foli rreth situatës në kampin kuqezi, nën drejtimin e Rejas.

“Reja duket simpatik, i qetë. Është si babai jonë. Është i buzëqeshur dhe i sjellshëm, nga ana taktike nuk e vlerësoj dot ende”, tha Mavraj

Ai komentoi edhe eksperiencën e Shqipërisë në Ligën e Kombeve.

“Liga e Kombeve na eci keq. Të gjithë s’kemi qenë të kënaqur me paraqitjet tona. Po u përmirësuam nga loja do të vijnë edhe rezultatet. Ka pasur shumë ndryshime kohët e fundit. Duhet të afrohemi edhe më shumë njëri me tjetrin. Rezultati vlen në futboll, nuk e kemi pasur, por i kemi cilësitë. Është momenti i duhur për të lënë të kaluarën pas. Do të kemi një shans të vërtetë”, u shpreh 32-vjeçari.

Rikthimi pas pezullimit: Ka ndryshime të rëndësishme. Më duhet pak kohë t’i analizoj këto ndryshime dhe akoma nuk mund të jap një mendim, si ka ndryshuar për mirë apo keq. Gjëja e parë që më bëri përshtypje ishte grupi i madh. Kur u futa nuk e gjeta ulësen time. Para ndeshjes me Skocinë kemi qenë të fokusuar. Tani kemi ardhur nga kampionati. Disa lojtarë kanë probleme. Akoma nuk e kemi përqendrimin. Me udhëtimin fokusi do të jetë më ndryshe.

Islanda:Edhe në kohën e Canës, ka qenë ekip homogjen, i fortë, 11 luftëtarë. Grupi si grup e ka përgjegjësinë për të ndihmuar njëri-tjetrin. Tani që nuk do të jem në fushë, këtë ndeshje, do tu jap vetëbesim. Do të na shërbejë të gjithëve për të ardhmen. Çdo ekip i suksesshëm ka 11 liderë, nuk është vetëm 1 .”

Vështirësia në qershor: “Besoj që ka dallim të madh. Ndeshja në qershor ka rëndësi nëse është miqësore apo për pikë. Në fund të kampionatit gjithçka mbyllet dhe e ke të vështirë të luash prapë. E kemi të vështirë të fokusohemi. E presim me kënaqësi grumbullimin. Në qershor gjithmonë kur kemi pasur miqësore kanë qenë katastrofë. Premtimi kryesor do të jetë që do të mundohemi me shpirt e me gjithë dëshirë t’i kënaqim të gjithë”, përfundoi Mavraj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN