MENU
klinika

Firma me Kombëtaren

Reja zbulon prapaskenat: Ja si më bindi Rama!

31.05.2019 - 19:56

Eduardo Reja po zhvillon stërvitje intensive me Kombëtaren në mënyrë që të jetë sa më i përgatitur për ndeshjen e tij të parë në krye të Shqiptare.

Trajneri Italian është kthyer pas në kohë ku ka zbuluar prapaskenat sesi u bind për të marrë drejtimin e Kombëtares.

Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, Reja u shpreh se ishte vetë kryeministri Rama që e bindi të pranonte ofertën e FSHF.

Si ju bindi Shqipëria?

“Presidenti Armand Duka më telefonoi dhe më pyeti për planet që kisha, duke më kërkuar nëse isha i lire për një ofertë nga kombëtarja e Shqipërisë. Biseduam për këtë, pashë edhe ndeshjen ndaj Turqisë. Në fakt, unë shkova rastësisht në atë ndeshje, më duhej të shkruaja disa raporte në lidhje me futbollistët që po ndiqeshin nga Napoli dhe Atalanta. Më telefonoi, gjithashtu, edhe kryeministri Edi Rama. E takova atë në hotelin tim të preferuar, pranë “Ponte Milvio”. Ai kishte ardhur për të parë Lazio, është tifoz i madh i Juventusit. Më kishte thirrur, që të më bindte.”

Çfarë të kërkuan konkretisht?

“Të bëja më të mirën, të provonim kualifikimin për në “Euro 2020”. Bëra llogaritë e mia dhe, përjashto Francën, mendoj se mund të jemi konkurues më të gjithë rivalët në grup, përfshirë këtu edhe Turqinë. Do të provojmë gjithçka. Kemi respekt për të gjithë, por frikë ndaj askujt.

Kam folur me lojtarët dhe ata janë të vetëdijshëm. Më duket se në kombëtare ka hormoni. Kur lojtarët shqiptarë zbresin në fushë, janë krenarë. E ndiejnë shumë fanellën që përfaqësojnë. Disa herë janë aq shumë të karikuar, sa duket sikur do të dalin nga binarët, edhe në stërvitje.”

Çfarë iu keni premtuar tifozëve dhe shqiptarëve?

“Impenjim total, shpirt sakrifice dhe shumë vuajtje. Besoj shumë te grupi i lojtarëve. Ka cilësi. Nëse japim 100%, besoj se do të marrim kënaqësi. Kampionati Europian i vitit të ardhshëm është një ëndërr, por nëse dëshirojmë që ëndrrat të bëhen realitet, duhet të besojmë. Vetëm një gjë i pengon ato të realizohen, frika. Pra, nuk duhet të kemi dyshime për potencialin tonë”, përfundoi Reja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trajneri zbulon "Shqipërinë e re"

Reja: Nuk dua të ndryshoj shumë nga De Biasi