MENU
klinika

Moti i keq

Reshjet e dendura/ Vlora nën ‘pushtetin’ e ujit

05.05.2019 - 09:51

Qyteti i Vlorës është përmbytur nga reshjet e shiut që kanë rënë gjatë mëngjesit të sotëm.

Sipas informacioneve, disa lagje dhe akse rrugore të Vlorës, ndodhen nën pushtetin e ujit.

Reshjet e dendura që filluan gjatë mesnatës dhe vazhduan intensivisht deri në mëngjes, bënë që uji të vërshojë mbi rrugët e qytetit. 

 

kolana e librave

Bëhet me dije se lagjja “28 Nëntori”, zona e “Skelës”, lagjja “Pavarësia”, në këto momente janë të bllokuara nga uji.

Kjo situatë vështirëson qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e kalimtarëve, ndërkohë që reshjet e shiut vazhdojnë që të bien me intensitet të lartë.